Zbulohet se nga kush merr instruksione Jashari për ta vazhduar grevën (Foto)

Mos i humb

Po bëhen dy javë që mësimdhënësit janë në grevë, duke kërkuar ngritje të pagave 30 për qind më të mëdha, por kërkesa e tyre nuk po merre parasysh ende rritjen për 30 për qind nga Qeveria e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj, iu ka ofruar një rritje të pagave, po që nuk ka qenë në shumën e kërkuar nga SBASHK-u, e të cilën këta të fundit nuk e kanë pranuar. Për grevën e organizuar nga SBASHK-u ka pasur raportime se ka qëllime politike për ta bllokuar kryeministrin Haradinaj, madje është thënë se pas saj qëndron pikërisht PDK-ja dhe presidenti Thaçi.

Veriu.info ka siguruar një fotografi të drejtuesve të SBASHK-ut të bërë para disa ditësh, ku ata shihen në takim me njërin prej personave më me ndikim në PDK, Adem Grabovcin. Nga burime të afërta me takimin, Veriu.info mëson se drejtuesit e SBASHK-ut, kanë marrë instruksione prej Adem Grabovcit që ta vazhdojnë grevën. Është i ditur fakti se Adem Grabovci nuk ka asnjë pozitë publike dhe kjo e bën të dyshimtë takimin e SBASHK-ut me të.

Grabovci, që ndryshe njihet edhe si ‘shefi I shefave’ është takuar me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharajn, i cili është nga Peja, sikurse ish deputeti i PDK-së. Në këtë takim me Adem Grabovcin ka qenë edhe nënkryetari i SBASHK-ut, Lutfi Mani dhe menaxheri financiar i SBASHK-ut, Ymer Ymeri. Ndryshe, Adem Grabovci është njërin ndër personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë pas publikimeve të përgjimeve, ku ata janë përfshië në “Dosjen e Shefave”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit