Në një deklaratë për gazetarët, Peskov tha se po trajtohet në një spital dhe se me presidentin Vladimir Putin nuk janë takuar prej më shumë se një muaj.
Peskov për herë të fundit u pa nga opinioni publik në një mbledhje që presidenti Putin zhvilloi nëpërmjet video-konferencës më 30 prill.
Përfshirë kryeministrin Mikhail Mishustin, në Rusi me COVID-19 janë infektuar edhe ministri i Ndërtimit, Vladimir Yakushev, ministrja e Kulturës, Olga Lyubimova. Teksa Mishustin dhe Yakushev vazhdojnë trajtimin në spital ndërsa Lyubimova vazhdon të trajtohet në shtëpi.
Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi, në një deklaratë njoftoi se në 24 orët e fundit me COVID-19 janë infektuar 10.899 persona, duke e rritur numrin e rasteve në 232.243.
Gjithashtu me 107 vdekje të reja ka arritur në 2.116 numri i vdekjeve ndërsa me 3.711 të shëruar të tjerë ka arritur në 43.512 numri i të shëruarve.


