Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila ka uruar për fitoren kandidatin e PS-së, Kristian Shkreli në Bashkinë Vau i Dejës.
Sipas të dhënave të KQZ-së, Shkreli ka marrë deri më tani 7537 vota, ose 55.75%. Ndërsa kandidati i koalicionit opozita ka marrë 5149 vota ose 38.09 %.
Ndonëse kanë ngelur dhe 8 kuti pa numëruar, në Vaun e Dejës kryeson bindshëm kandidati socialist, Kristian Shkreli i cili mund të konsiderohet pa frikë fitues.
Deri tani janë numëruar kutitë e 48 në Qendrën e Votimit nga 53 në total
Klomentina Drini e Partisë Demokratike ka marrë 833 vota ose 6.10 %.
Hila uroi Shkrelin duke u shprehur se “kjo është një garë dhe normalisht dikush do fitoj. Unë të uroj me gjithë shpirt. Fushata ka qenë e qetë, numërimi shkoi shumë shumë normal dhe normal njeri do të fitojë. Të shkoftë mbarë”



