Zeka akuzon partinë e tij për punësime familjare

Mos i humb

Deputeti Milaim Zeka ka akuzuar partinë e tij, NISMA për Kosovën për punsime familjare. Ai ka thënë se emrimet në poste publike nga njerëz jo profesional tashmë janë bërë përditshmeri e politikës. Zeka këtu nuk ka lënë pa përmendur sekretarin e NISMA- së, Jakup Krasniqin se ka punësuar gjithë familjarët e tij.

“Me halla me teze, me nuse me mahallë i kanë punësu.Pikrisht ky ka qenë konfrontimi i parë që kam pasur. Duke filluar nga Jakup Krasniqi e teposhtë” tha Zeka duke kritikuar sekretarin e NISMA- së se ka punësuar gjithë familjarët e tij.

Sipas tij nuk është vetëm Krasniqi por janë edhe partitë tjera që e kanë praktikë të përditshme punësimin familjar.

“Familjarizimi fillon që në Kuvendin e Kosovës kejt i ki familjarë.Mjafton të shikosh listat. Njejta sëmundje vazhdon edhe ne institucionet tjera si në prokurori, gjykata, Aeroport, PTK, RTK. Kjo praktikë vazhdon sepse sistemi është ndertuar gabim” tha ai.

Zeka shtoj se në Kosovë po nuk pate të njofshëm edhe 7 doktoratura ti kryesh në Londer ose Amerikë e ke të pamundur punësimin.

“Edhe shtatë doktoratura mi kry në Londër, Amerikë e Stokholm nuk të kryjnë punë. Edhe po të jesh gjeni nuk mund të punësohesh po nuk e pate dikënd të njofshëm” ka thënë deputeti Zeka në një emision në Televizionin publik të Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit