Deputeti i NISMA-s Milaim Zeka, ka dalë në mbështetje të zjarrfikësve protestues, duke bashkëndje pozitën e tyre të mjerueshme, ka kritikuar qeverisjen në vend për injorimin e kësaj kategorie. Ai madje gjenden e tyre e quan turp institucional.
Zeka i bëri thirrje Qeverisë që të ulet urgjentisht dhe të merr vendim për rritjen e pagave për zjarrfikësit.
Ai ka thënë se është aty në mesin e protestuesve jo në emër të partisë, por në emrin e tij si përfaqësues i qytetarëve.
“Jam në mbështetje të protestuesve, dhe nuk dal në emër të partisë por në emër të qytetarëve që më kanë votuar. Është turp për qeveritë e kaluara, 17 vite i kanë lënë zjarrfikësit në këtë gjendje. Një shtet normal e din që pas policisë janë zjarrfikësit ata të cilët shpëtojnë jetën tonë. Prandaj këtë kategori me lënë në gjendje të mjerueshme është turp”, tha Zeka.
Për të qenë më i fuqishëm në mbrojtje të dinjitetit dhe kritikë ndaj qeverisjes në vend, Zeka përmendi pagat e majme katërshifrore që marrin punëtorët në Postë dhe AKP, ndërsa tha ai zjarrfikësit tha ai kanë 300 euro.
Ai i bëri thirrje Qeverisë që të ulet urgjentisht dhe të merr vendim për rritjen e pagave për zjarrfikësit./Kosova Post/