Zgjatja e mandatit të organeve të vettingut, të hënën nis shqyrtimi në mbledhjen e përbashkët të këshillit të legjislacionit dhe e komisionit të ligjeve

Mos i humb

Kërkesa e Partisë Socialiste për ndryshim të KushteTutës që synon zgjatjen e mandatit të organeve të vetting-ut të magjistratëve, do nisë të shqyrtohet në mbledhjen e përbashkët të së hënës, të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit parlamentar të Ligjeve.

Në amendamentet kushtetutese, të cilat u depozituan zyrtarisht më 15 tetor në Kuvend me firmat e mbi 28 deputetëve socialistë, parashikohet që mandati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë, i cili përfundon në qershor të vitit 2022, të shtyhet deri në fund të vitit 2024.

Në nisjen e mbledhjes, së pari do bëhet prezantimi i nismës, duke ofruar arsyet dhe përse është i nevojshëm ky amendim. Ligji aktual parashikon që në momentin kur mandati i organeve të vetting-ut përfundon, atëherë verifikimin e gjyqatërëve dhe prokurorëve e bën KLGj dhe KLP. Por publikisht mazhoranca ka bërë të qartë nevojën për të pasur një trajtim të njëjtë për të gjithë magjistratët përmes organeve të vetting-ut.

Më pas në mbledhjen e përbashkët të Këshilli për Legjislacionin dhe Komisionit të Ligjeve, do miratohet procedura që do të ndiqet dhe kalendarit për shqyrtimin e nismës, si dhe do caktohen relatorët dhe ekpertët konstitucionalistë.

Shtyrja e mandatit të organeve të vetting-ut ka gjetur mbështetje edhe nga faktori ndërkombëtarë, mandje duke bërë thirrje për miratimin e tyre.

Kjo nuk është nisma e vetme për ndryshime të ligjit themeltar të shtetit. Partia Demokratike nga ana e saj, ka depozituar edhe ajo kërkest e saj për rishikim të Kushtetutes. Demokratët kërkojnë ndryshime që prekin reformën zgjedhore, atë territoriale dhe sanksionimin në Kushtetutë te vetting-un në politikë.

Mazhoranca ka thënë se është gati dhe e hapur të diskuojë mbi kërkesat e opozitës, por kurrsesi të bëjë pazare politike, në kurriz të zgjatjes së mandatit të organeve që kontrollojnë gjyqtarët e prokurorët. Sipas PS-së, këto ndryshime duhet të votohen në parlament deri në fund të këtij viti. Por për kalimin e ndryshimeve kushtetutese, kërkohen 94 vota dhe kësisoj palët kanë nevojë për votat e njëra-tjetrës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit