Elektorati kamboxhian sot do të votojë në zgjedhjet e përgjithshme në vend ku Partia Popullore e Kamboxhias (CPP) ka gjasa më të mëdha për fitore.
Qendrat e votimit në këtë vend të Azisë Juglindore janë hapur në ora 07:00 sipas kohës lokale dhe do të mbyllen në ora 15:00.
Në vend janë të regjistruar rreth 8,3 milionë votues, njofton agjencia e lajmeve Kyodo.
Përpos Partisë Popullore të Kamboxhias (CPP), në zgjedhje garojnë edhe 19 parti të tjera. Asnjë parti tjetër përveç CPP-së nuk siguroi vend në zgjedhjet e vitit 2013.
Vitin e kaluar partia kryesore opozitare Partia e Shpëtimit Kombëtar (CNRP) u mbyll me vendim të gjykatës.
Sam Rensi, ish udhëheqësi i CNRP-së, i cili ndodhet në ekzil ftoi në bojkot të zgjedhjeve, njoftojnë mediat lokale.
Megjithatë, kryeministri Hun Sen disa herë u ka bërë thirrje njerëzve që të dalin në votime dhe të votojnë CPP-në në fushatën zgjedhore.
Hun Sen drejton vendin në 33 vitet e fundit.