Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë/ Albin Kurti: Festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë

Mos i humb

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi tashmë Kosova zyrtarisht do të shkojë në zgjedhje më 14 shkurt.

Kurti thotë se pas 7 muajsh u dëshmua se qeveria Hoti ka qenë kot, e paligjshme dhe antikushtetuese.

Ai garanton se qeveria e re e tij do të jetë shërbim i mirë sepse qytetari është mbreti i republikës. Nga ana tjetër bazuar tek koincidenca e datës, Kurti thotë se 14 shkurtin e Shën Valentonit Vetëvendosja do e bëjë kremte të demokracisë.

STATUSI NGA ALBIN KURTI

Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese.

Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor.

Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës.

Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbini2017%2Fposts%2F1048005865699297&width=500&show_text=true&height=294&appId
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit