Zgjedhjet e 25 prillit/ Diplomatët europianë: Të gjitha palët politike të përfshihen në dialog. Në këtë periudhë tranzicioni nuk duhet të…

Mos i humb

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi në një deklaratë të përbashkët kanë reaguar mbi zgjedhjet parlamentare të zhvilluara më 25 prill në Shqipëri.

Diplomatët europianë teksa kanë cituar ndër të tjera edhe raportin paraprak të misionit të OSBE-OHIHR, i kanë bërë thirrje të gjitha palëve politike që të përfshihen në dialog.

Po ashtu ata bënë të ditur se Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë për integrimin në BE dhe kanë kërkuar që gjatë këtyre muajve të tranzicionit dhe me krijimin e parlamentit të ri, nuk duhet të ndalojnë përpjekjet e vazhdueshme për të zbatuar reformat e nevojshme.

“Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, duke treguar këmbëngulje në ndjekjen e reformave të vështira në interes të popullit shqiptar. Periudha e tranzicionit deri në përurimin e parlamentit dhe qeverisë së re nuk duhet të mbajë përpjekjet e vazhdueshme për të zbatuar reformat e nevojshme. Ne do të dëshironim që vendi të hynte në fazën tjetër të procesit të pranimit, me Konferencën e parë Ndërqeveritare për fillimin e negociatave të zhvilloheshin sa më shpejt të ishte e mundur.

Ne presim që parlamenti dhe qeveria e re shqiptare të vazhdojë ndjekjen e axhendës së reformave të vendit me vendosmëri, veçanërisht mbi Sundimin e Ligjit. Ne përsërisim thirrjen tonë për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët”, shkruhet ndër të tjera në deklaratën e zyrtarëve të BE.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit