Zgjedhjet e 25 prillit si “Big Brother” kamera vrojtimi në çdo qendër votimi

Mos i humb

Shqipëria po përgatitet për zgjedhjet e 25 prillit, teksa na ndajne edhe 10 ditë.

Mësohet se KZAZ-të kanë filluar tashmë të marrin në dorëzim bazën materiale për zgjedhjet e 25 Prillit.

Këtë vit, krahas materialeve bazë, që janë kamerat për procesin e numërimit, kutitë e votimit dhe dhomat e fshehta, do të ketë edhe kamera që do të vëzhgojnë procesin e votimit në të gjitha qendrat.

Si kurrë më parë, këto zgjedhje zhvillohen në kushtet e pandemisë Covid-19 ku do të jetë tepër i rëndësishëm zbatimi i protokolleve shëndetësore.

Ndërkohë personat të cilët janë të infektuar me koronavirus nuk do të mund të votojnë më 25 prill, edhe pse më herët edhe presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje të vazhdueshme që edhe atë të përfshihen në këtë proces.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit