Zgjedhjet e përgjithshme në Qipron Turke, parashikohet “koalicion”

Mos i humb

Në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të mbajtura në Republikën Turke të Qipros Veriore, Partia Bashkimi Kombëtar (UBP), e udhëhequr nga kryeministri Hüseyin Özgürgün, ka dalë partia e parë duke marrë 35.44 për qind të votave të numëruara deri më tani. Në zgjedhje asnjë parti nuk ka mundur të arrijë numrin e nevojshëm të deputetëve për të krijuar e vetme qeverinë/

Pas zgjedhjeve të mbajtura dje në Qipron Turke, janë hapur rreth 93 për qind e kutive të votimit. Sipas rezultateve, 6 nga 8 partitë kaluan pragun zgjedhor prej 5 për qind dhe kanë fituar të drejtën të përfaqësohen në parlament.

Partitë UBP, Partia Republikane Turke (CTP), Partia e Popullit (HP), Partia e Rilindjes (YDP), Partia Demokratike (DP) dhe Partia Social Demokratike (TDP) janë partitë që kanë kaluar pragun zgjedhor, por me këto rezultate theksohet se asnjë nga partitë nuk ka mundur ta marrë e vetme shumicën.

Sipas rezultateve jo-zyrtare, në vend ku kanë votuar 61,5 për qind e 190 mijë votuesve të regjistruar, ku partia UBP ka marrë 35 për qind duke arritur 21 mandate të deputetëve në parlamentin me 50 vende. Partia CTP me 21,05 për qind ka marrë 12 deputetë, partia HA me 17,05 për qind 9 deputetë, partia TDP me 8,64 për qind 3 deputetë, partia DP me 7.87 për qind 3 deputetë, ndërsa YDP me 6,96 për qind 2 deputetë.

Në vend tashmë ka ardhur në rendin e ditës koalicioni që do të formohet me bashkimin e dy apo tre partive.

Partia e Popullit e udhëhequr nga Kudret Özersay i cili ka marrë pjesë në negociatat për Qipron ka marrë pjesë për herë të parë në zgjedhje dhe duke marrë 17,05 për qidn ajo është bërë partia e tretë në parlament.

Ndërkohë kryetarja e Këshillit të Lartë të Zgjedhjeve (YSK), Narin Şefik, ka deklaruar se pritet të shpallen sot ose të martën në mëngjes shpërndarja e numrit të deputetëve për partitë dhe emrat e deputetëve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit