
Pas vendimit të kreut të shtetit, Ilir Meta për të dekretuar datën 13 tetor si datë të re zgjedhjesh, ka reaguar menjëherë kryeministri i vendit, Edi Rama.
Ai shprehet se zgjedhjet do të bëhen me 30 qershor, ndërsa vendimin e Metës për datën e re e quan thjesht një “çmenduri të radhës”
“A ju thashë prisni çmendurinë e dytë??Tani thjesht mëshirojeni?Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një NULLUM ABSOLUTUM dhe QUOD NULLUM EST NULLUM PRODUCIT EFFECTUM? 30 QERSHORI ESHTE E VETMJA DATE ZGJEDHJESH???”-shruan Rama.


