Zgjedhjet në Kosovë, Rohde: Tubimet në Gjermani lejohen 3 muaj përpara zgjedhjeve gjermane

Mos i humb

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka njoftuar lidhur me rregulloren specifike të Gjermanisë për zhvillimin e fushatës.

Sipas Rohde-s, kjo ka të bëjë me ngjarjet e fushatës për zgjedhjet në Kosovë që zhvillohen në tokën gjermane.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rohde ka thënë se e ka informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe partitë politike për këtë rregullore specifike.

“Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Kosovë, ne kemi informuar Ministrinë e Jashtme dhe partitë politike për rregulloren tonë specifike.
Kjo ka të bëjë me ngjarjet e fushatës për zgjedhjet në Kosovë që zhvillohen në tokën gjermane”, tha Rohde.

Krerë të partive politike në Kosovë kanë filluar të zhvillojnë takime me diasporën përgjatë këtyre muajve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit