Zgjerimi i Turqisë në Afrikë po jep frytet e saj

Mos i humb

Vëllimi tregtar i Turqisë me vendet e kontinentit të Afrikës ka arritur në 17.5 miliardë dollarë me një rritje 6 herë më teë madhe në 15 vitet e fundit në kuadër të përhapjes në vendet afrikane.

Politika e Turqisë për zgjerim në Afrikë tashmë ka tejkaluar 15 vite dhe në kuadër të kësaj është rritur bashkëpunimi me vendet e kontinentit dhe marrëdhëniet politike janë ngritur në nivel të lartë.

Transferimi në rajon i përvojës së njerëzve të biznesit turk ka ofruar kontribut në vendet e kontinentit dhe me qasjen “fito-fito” kanë bërë të larmishme marrëdhëniet ekonomike. Volumi tregtar i Turqisë me Afrikën me një rritje 6-fish në 15 vjet ka arritur në 17.5 miliardë dollarë.

Në këtë periudhë Turqia ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik me 45 vende të Afrikës dhe nga 6 e ka rritur në 26 numrin e marrëveshjeve për ruajtjen e investimeve të ndërsjella.

Investimet e drejtpërdrejta turke në Afrikë teksa në vitin 2003 kanë qenë në 100 milionë dollarë, ato në vitin 2017 i janë afruar shifrës prej 6.5 miliadrë dollarë.

Investitorët turq në të gjithë kontinentin kanë kontribuar në punësimin e 78 mijë personave ndërkohë që vëllimi i projekteve të ndërmarra nga ndërtuesit turq ka tejkaluar 55 miliardë dollarë.

Gjithashtu edhe numri i ambasadave në kontinent i cili ishte 12 në vitin 2003 kur nisi zgjerimi në Afrikë, në vitin 2017 është rritur në 41.

Trafiku i fluturimeve të Turkish Airlines gjtihashtu ka arritur në 52 pika të 33 vendeve të kontinentit.

– Vizitat e presidentit Erdoğan në Afrikë

Teksa me përhapjen në Afrikë u rritën në nivel të lartë marrëdhëniet politike, bëhet e ditur se presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në 10 vitet e fundit si kryeministër dhe president ka zhvilluar më shumë se 30 vizita në 28 vende të Afrikës.

Në 42 vende të Afrikës është themeluar Këshilli i Marrëdhënieve Ekonomike të Jashtme (DEIK). Këshilli i DEIK-ut me pjesëmarrjen e tij në delagacionet e biznesit gjatë vizitave të realizuara në dy vitet e fundit në 15 vende nga presidenti Erdoğan ka kontribuar për zhvillmin e marrëdhënieve dypalëshe me vendet e Afrikës.

Njerëzit e biznesit turk theksojnë se intensifikimi i kreditimit të Eximbank në Afrikë, hapja e degëve të bankava turke në vendet ku projektet janë intensive do të rrisë efikasitetin e punës. Projektet e sipërmarrësve turq në kontinent po tregojnë rëndësinë e krijimit të një marrëdhënie të ndërsjellë të besimit afatgjat.

– Do të mbahet Samiti i Partneritetit Turqi-Afrikë

Truqia do të vazhdojë të hedh hapat e saj për të rritur në një nivel më të lartë marrëdhëniet e saj me kontinentin e Afrikës. Në këtë kuadër vitin e ardhshëm do të mbahet Samiti i Partneritetit Turqi-Afrikë.

Në Samitin i cili do të mbahet në Turqi pritet pjesëmarrja e presidentëve dhe kryeministrave të shteteve që ky takim të kontribuojë për të zbuluar potencialin ekonomik të kontinentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit