Bllokimi i rrugëve si pasojë e motit të keq, në Shqipëri paralizoi disa nga akset rrugore më të frekuentuara nga udhëtarët. Por, këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka treguar se një pjesë e mirë e rrugëve kryesore janë zhbllokuar dhe si pasojë tanimë janë të kalueshme.
Statusi i plotë i Ramës.
MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje të rrugëve kombëtare të çliruara nga reshjet e shumta të dëborës falë gatishmërisë dhe angazhimit maksimal të Autoritetit Rrugor dhe kompanive të mirëmbajtjes, ju uroj një ditë të mbarë. /Telegrafi/