Zhurmë e tymuese, kaosi nuk i ndahet Kuvendit! Seanca plenare zgjat 17 minuta

Mos i humb

Ka zgjatur rreth 17 minuta seanca e sotme plenare. Ashtu siç kishin deklaruar më herët deputetët e opozitës, mosbindja e tyre civile vijoi me të njëjtin skenar.

Seanca nisi me tensione mes palëve politike.

Edhe pse në fokus të diskutimeve ishin parashikuar çështjet  e evidentuara nga zgjedhësit, opozita bëri sërish grumbull karriget dhe filloi të godasë tryezat në shenjë “proteste”.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përjashtoi nga seanca deputetin e PD Flamur Noka, pasi ky i fundit ndezi tymuese në sallë.

Lindita NikollaÇështjet e evidentuara nga zgjedhësit dhe ju duhet të jeni të interesuar, por ju keni hallin tuaj prioritar. Procesverbalin e keni marrë në rrugë elektronike. Kemi 2 projektligje nga Këshilli i Ministrave dhe 3 nga deputetët. Më 23 Nëntor u mblodh Konferenca e Kryetarëve që miratoi Kalendarin e Punimeve të Kuvendit. Zoti Sinaj fjala për ju.

Vullnet Sinaj: Është e pallogjikshme që ndodhemi në Parlament ku qytetarët presin të diskutojmë për ta, ndërkohë opozita bën një gjë të tillë.

Lindita Nikolla: Zoti Noka jeni i përjashtuar për shkelje të rregullores së Kuvendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit