Zhvatën 16 mln lekë duke u hequr si administratorë banke, arrestohet 36-vjeçarja. Një në kërkim

Mos i humb

Një 36-vjeçare me iniciale V.G. është arrestuar nga policia ndërkohë që bashkëpunëtori i saj është shpallur në kërkim pasi akuzohen se duke u prezantuar si administratorë banke kanë mashtruar një qytetar duke i zhvatur 16 mln lekë të vjetra.

Sipas policisë ata i kishin thënë qytetarit që kishte depozita në një bankë të nivelit të dytë se ishte përzgjedhur fitues i bankës dhe për rrjedhojë do të përfitonte interesa më të larta për depozitat si klient.

Tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

“Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, operacioni i koduar “Interesat”. Prezantoheshin si administratorë të një banke dhe mashtruan një qytetar me faktin se ishte përzgjedhur si fitues i bankës dhe për rrjedhojë do të përfitonte interesa më të larta për depozitat si klient, vihet në pranga një shtetase, shpallet në kërkim një shtetas tjetër.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nisur nga informacionet e marra në rrugë operative për dy shtetas që prezantoheshin si administratorë të një banke dhe mashtronin klientë me faktin se ishin përzgjedhur si fitues nga banka dhe për rrjedhojë do të përfitonin interesa më të larta për depozitat si klientë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Interesat”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasja: V. G., 36 vjeçe, banuese në Tiranë. Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi S. K.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përvetësuar shumën 1.600.000 lekë të rinj, nga një qytetar që kishte depozita në një bankë të nivelit të dytë, duke e mashtruar atë me faktin se ishte përzgjedhur si fitues i bankës dhe për rrjedhojë do të përfitonte interesa më të larta për depozitat si klient. Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për evidentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që kanë kryer këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore”, njofton policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit