Zjarr në një vilë 4-katëshe në Berat

Mos i humb

Një zjarr ka rënë në një ndërtesë 4-katëshe në Berat. Banesa e shtetasit Nuri Hibro, që ndodhet prapa bashkisë së qytetit,në lagjen “10 Korriku” është përfshirë pak minuta më parë nga flakët.

Vila 4-katëshe kishte kaldaja në të gjitha katet, të cilat ishin të lidhura me oxhakun me dru dhe mësohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga bllokimi i oxhakut që mendohet t’i ketë kthyer flakët mbrapsht. Flakët dhe tymi janë përhapur me shpejtësi në të gjitha katet, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikëseve, zjarri është neutralizuar shpejt.

Në banesë jetonte vetëm një çifti i moshuar, të cilët janë nxjerrë jashtë pa lëndime. Në vendngjarje, përveç forcave të shumta zjarrfikëse kanë shkuar edhe efektivë të policisë, që kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin e mjeteve nga frika e flakëve dhe tymit, pasi banesa ndodhet në anë të rrugës së vetme që përshkon qytetin.

Edhe pse paraprakisht mendohet se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e oxhakut,ekspertët në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që tmerroi gjithë zonën e populluar të kësaj lagjeje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit