Zjarr në pyllin e Shtanes, dëmtohen dhe linjat e transmetimit të energjisë

Mos i humb

 

Brenda harkut kohor të dhjetë ditëve pyjet komunale të fshatit Shtane në Malzi të Kukësit janë përfshirë nga flakët.

 Rreth orës një pas mesnate zjarri ka përfshirë rreth 2 hektarë pyje, ku janë dëmtuar dhe linjat e transmetimit të tensionit të lartë që transmeton energjinë e prodhuar nga HEC-et e Grykë Vanave dhe Bushtricës, për në Fierzë.

Në terren janë shërbimet e OST-së, zjarrfikëset e bashkisë Kukës, drejtoria e Pyjeve, Emergjencat Civile dhe banorë të zonës, që po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit.

Emergjencat Civile dhe drejtoria e Pyjeve i bënë apel banorëve që të jenë të kujdesshëm në përdorimin e pyjeve dhe të mos shkaktojnë vatra zjarri. Po në këtë zonë, rreth 1 km më lart janë djegur 3 hektarë pyje me gështenja.

 Top Channel
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit