Zjarre masive në Kanada, largohen nga shtëpitë 16 mijë banorë

Mos i humb

Këto zjarre masive detyruan autoritetet kanadeze të largojnë 16 mijë banorë nga shtëpitë e tyre.

Prej disa ditësh, zjarret masive kanë përfshirë zona të gjera pyjore pranë qytetit të Halifaksit në juglindje të Kanadasë.

Deri më tani flakët kanë djegur mbi 200 shtëpi dhe ndërtesa të tjera, ndërsa kanë përpirë një hapësirë të gjerë prej 10 mijë hektarësh kryesisht zona pyjore.

Autoritetet thonë se flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa zjarrfikësit ende nuk kanë mundur t’i venë nën kontroll.

Rajonet juglindore të Kanadasë, këto ditë po përballen me një mot të nxehtë dhe të thatë, pasojë e ngrohjes globale dhe kjo ka krijuar kushte të përshtatshme për gjenerimin e vatrave të mëdha, që po favorizohen edhe nga erëra me shpejtësi rreth 80 kilometra në orë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit