Zjarret apokaliptike në Greqi, Tsipras: marr përgjegjësinë për tragjedinë

Mos i humb

 

Kryeministri grek Alexis Tsipras tha sot se merr përgjegjësinë e plotë politike për zjarret vdekjeprurëse në Athinë që vranë 87 njerëz.

“Dalë sot për të marrë përgjegjësinë për këtë tragjedi”, pas kritikave të shumta në adresë të qeverisë së tij.

Ai shtoi se qeveria do të vijë së shpejti me një plan kombëtar masash për t’u përballur në të ardhmen me problemin e zjarreve, sidomos sa i takon ndërtimeve të paligjshme në zona pyjore, aty ndodhi tragjedia më e madhe.

Tsipras theksoi se ka të dhëna për zjarre të shkaktuara qëllimisht.

Opozita greke ka akuzuar qeverinë spër arrogancë dhe dështimi për të mbrojtur jetën e njerëzve.

Partia kryesore e saj, Demokracia e Re kritikoi qeverinë, sepse, siç tha ajo, nuk ka dëgjuar një fjalë të vetme faljeje.

Media e Athinës vuri në dukje se Tsipras nuk është shfaqur në publik që nga e marta kur shpalli tri ditë zie.

Një banore e Mati-t, një tjetër zonë të banuar të shkrumbuar, tha se ata mbetën të bllokuar si minj nga flakët. “Askush nuk erdhi për të kërkuar falje, për të dhënë dorëheqjen, jo”, tha ajo.

Nga ana tjetër flitet se Tsipras e ka ofruar dorëheqjen, porse nuk i është pranuar, duke iu thënë se ishte koha për të luftuar.

Fofi Genimata, e cila kryeson PASOK-un, tha se qeveria ka një përgjegjësi të madhe politike.

“Pse nuk e mbrojtën popullin duke zbatuar planin për një evakuim të organizuar? Ata i lanë njerëzit të pashpresë”, tha ajo.

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos vizitoi zonat e tragjedisë dhe tha se ndërtimet e paligjshëm kanë kontribuar në një prej zjarreve më të këqija që goditën Greqinë.

“Ndërtimi mes zonat me pemë është një krim. Janë bllokuar rrugët për shpëtim”, tha ministri, i cili megjkithatë pranoi se ata, banorët, ishin “lënë në mëshirën e Perëndisë”.

Qeveria ka njoftuar masa apo ndihmë, duke përfshirë 10,000 euro dhe një punësim në sektorin publik për bashkëshortët dhe të afërmit e viktimave. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit