Zjarret në ishullin e Rodosit dalin jashtë kontrollit, Turqia ofron ndihmë

Mos i humb

Zjarret në pyje, në ishullin grek të Rodosit dolën jashtë kontrollit dje, duke detyruar qindra turistë të evakuohen, njoftuan autoritetet.

“Ky është zjarri më i vështirë që duhet të luftojmë”, tha një zëdhënës i zjarrfikësve grekë për zjarrin që shpërtheu pranë fshatit Laerma.

Dy fshatra dhe disa hotele u evakuuan pasi Laerma u mbulua nga tymi.

Në rajonin e Rodos po fryjnë erëra me shpejtësi mesatare 6 m/s

“Tymi është aq i dendur sa nuk mund të marrësh frymë. Njerëzit po dërgohen në qytetin e vogël të Gennadi, nga ku do të zhvendosen në hotele të tjera,” tha Konstantinos Traraslias, nënkryetari i bashkisë së Rodosit.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis falënderoi Turqinë për dërgimin e dy avionëve zjarrfikës dhe një helikopter për të ndihmuar per fikjen e zjarreve në Greqi.

“Së bashku me Turqinë, Franca, Italia, Qiproja, Izraeli dhe Jordania kane ofruar avionë dhe helikopterë zjarrfikës për t’i ardhur ne ndihme Greqise”, tha Mbrojtja Civile Greke.

Tensionet mes dy vendeve janë zbutur javët e fundit pasi Mitsotakis dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ranë dakord për një rivendosje të marrëdhënieve gjatë samitit të fundit të NATO-s, në Lituani.

Po ashtu, pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë disa muaj më parë, Greqia i erdhi në ndihmë së bashku me disa vende të tjera.

Për vite me radhë, Ankaraja dhe Athina kanë qenë në një mosmarrëveshje për të drejtat sovrane dhe depozitat e gazit natyror në Egje dhe rajonet lindore të Mesdheut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit