Zjarrfikësit protestuan para Qeverisë, kërkojnë trajtim të dinjitetshëm

Mos i humb

Zjarrfikësit, protestuan sot para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar realizimin e të drejtave të tyre, si nivelizimin e pagave, sigurimet shëndetësore, pagesat e punës jashtë orarit dhe kërkesa të tjera për të gjithë zjarrfikësit,posaçërisht me mos përmbushjen e premtimeve nga institucionet qe premtuan në protestën e korrikut. 

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve Muharrem Beka, tha së këtë protestë po e mbajmë për të kërkuar realizimin e kërkesave tona, siç është ajo nivelizimin e pagave, shërbimet shëndetësore, pagesat jashtë orarit dhe shumë kërkesa të tjera për të gjithë zjarrfikësit e të gjitha komunave.

“Sikur edhe kemi paralajmëruar edhe më parë, sot po protestojmë në shenjë revolte për mos realizimin e kërkesave tona. Ti thuhet stop diskriminimit që i bëhet këtyre punëtorëve. Kemi shpresuar që do të behet një zgjidhje por ne nuk jemi ndarë të kënaqur nga Komisioni i themeluar për këtë çështje nga Qeveria. Ne po kërkojmë të na tregojë çka u bë me statusin tonë. Kam pasur një takim me ministrin  Hamzaj, por ka një hap pozitiv. Kryeministri ka thënë se janë miliona euro për zjarrfikësit, por ne nuk po i shohim ata miliona”, tha Beka, për të shtuar më pas se ne po kërkojmë që të ndërpriten shkeljet e të drejtave.

“Minisiti Hamza fajin ja lenë komunave për pagesa të ndërrimit të natës a na jemi pjesë e Ministrisë. Jemi mësuar me premtime, por deri tash përveç koeficientit asgjë tjetër nuk është bërë. Kur është çështja të ligji për pagat prapë zjarrfikësit janë më të ulet të koeficientit dhe e njëjta gjendje po vazhdon edhe në vitin 2019. Ne me vite po presim që dikush të mendoj për ne. Atje ku ndahet buxheti nuk ka kush fol për ne. Nëse i konsiderojnë të panevojshëm zjarrfikësit le ta mbyllin”, tha Beka

Tutje Beka njoftoi se sot Qeveria  i kanë ftuar në takimi nga ora 13, derisa ka shtuar se nuk e din se nën ombrellën e kujt janë ata pasi që ka kundërthënie nga komunat dhe Ministria se kush është përgjegjës për zjarrëfikësit. Ndryshe, protesta ka përfunduar në mënyrë paqësore./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit