Zjarrvënie, drogë, konflikt/ 2 të arrestuar dhe 5 nën hetim gjatë 24 orëve të fundit në Fier

Mos i humb

Dy qytetarë kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi janë konfliktuar me njëri tjetrin duke lënduar edhe një person të tretë

Ndërsa nën hetim janë vënë 5 qytetarë, ku Xh. B., banues në Levan të Fierit dhe Ll. S., banues në Stan Karbunarë të Lushnjës janë vënë nën hetim, pasi duke djegur barëra në tokat e tyre zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe janë djegur ullinj në pronësi të Xh. B. dhe A. B.

Kurse K. H., 26 vjeç, banues në Lushnjë dhe O. B., 18 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Forca e Posacme “Shqiponja” ju është gjetur nga një sasi e vogël me lëndë narkotike kanabis.

Ndërsa A. V., 37 vjeç është vënë nën hetim, pasi në lagjen “Bishanak”, Fier, gjatë një konflikti të çastit ka goditur shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në

Fier.
DVP Fier

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas pasi janë
Ndërsa 5 qytetarë jabn2 prej të cilëve për zjarrvënie.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht përkatësisht shtetasit Xh. B., banues në Levan, Fier dhe Ll. S., banues në Stan Karbunarë, Lushnjë, pasi duke djegur barëra në tokat e tyre në Levan dhe Stan Karbunarë, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë djegur ullinj në pronësi të shtetasit Xh. B. dhe A. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasit A. T., 44 vjeç dhe L. T., 46 vjeç, pasi në fshatin Panahor, Mallakastër, për motive të dobëta janë goditur me njëri tjetrin. Gjatë konfliktit, shtetasi L. T ka goditur me grushta edhe xhaxhain e tij, shtetasin P. T., 70 vjeç.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier proceduan penalisht shtetasit K. H., 26 vjeç, banues në Lushnjë dhe O. B., 18 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Forca e Posacme “Shqiponja” ju është gjetur nga një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin A. V., 37 vjeç, banues në Seman, pasi në lagjen “Bishanak”, Fier, gjatë një konflikti të çastit ka goditur shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit