Znj.Vllahutin mbron reformën në drejtësi nga akuzat për dështim: është mahnitëse!

Mos i humb

Nëpërmjet një interviste në DW, ndër investueset kryesore të reformës në Drejtësi, Romana Vllahutin, për të cilën ka marrë dhe xanxën pezhorative “flokëkuqe” nga opozita, ajo ka mbajtur qëndrimin e saj në lidhje me akuzat e fundit për dështim të reformës. Këto të fundit janë aktivizuat fuqishëm nga opozita mu në kulmin e vettingut, ku shumë “koka po priten”, e ku për pasojë, disa instanca të larta të drejtësisë janë futur në ngërç nga mungesa e njerëzve.

Diplomatja europiane, e cila dhe pak e largohet si ambasadore e BE-së në Tiranë, nuk ka ngurruar ta quajë si “mahnitëse” reformën, e të përmendë gjithashtu, ata që nuk e kanë dashur atë e që vijojnë të mos e duan.

“Nuk pajtohem disi me nocionin e vonesave, sepse kur shikon objektivisht këtë reformë ajo është vërtet mahnitëse: kaq gjithëpërfshirëse, që kërkoi ndryshimin e 1/3 së Kushtetutës, miratimin e 40 ligjeve të reja, që realizoi një ridizenjim të plotë të sistemit, duke përfshirë vetting-un dhe ngritjen e institucioneve të reja, që nisi nga zeroja vetëm 3 vjet më parë. Në vende të tjera edhe reforma më të vogla marrin më shumë kohë. Sot jemi dëshmitarë të progresit të rëndësishëm të vetting-ut dhe lista prioritare duhet të përfundojë aty nga fundi i shtatorit. Ajo do të krijojë mundësinë për ngritjen e institucioneve të reja të vetëqeverisjes së gjyqësorit, që Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të fillojnë funksionimin e tyre.

Ndërkohë ka pasur dhe ende ka shumë përpjekje, nga ata që kundërshtuan reformën për shkak të interesave vetiake, që e sulmuan atë me mjete të ndryshme, por që dështuan. Sistemi i ri i gjyqësorit është tani një realitet kushtetues. Pati humbje kohe për shkak të atyre përpjekjeve të dështuara dhe grindjeve politike, por edhe këto të fundit janë pjesë e procesit.

Natyrisht, në një reformë kaq gjithëpërfshirëse, të duhet të presësh edhe momente të vështira, por e rëndësishme është që njerëzit kuptojnë se kjo reformë është vendimtare për shoqërinë dhe se nuk është e mundur të ndryshosh në pak muaj atë që është shkatërruar për dekada të tëra”, ka deklaruar znj. Vllahutin, në një intervistë me gazetarën Ani Ruci. /tesheshi.com/  

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit