
Çmimi i energjisë elektrike për Komunat Veriore është zbritur në 3.5%, kështu u shpreh anëtari i bordit të ZRRE-së, Izet Rushiti në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e njeriut.
” Nga 1 dhjetori çmimi i rrymës është zbrit në 3.5 % për komunat Veriore. Qeveria e Kosovës ka kërkuar të gjejmë alternativ dhe të formojmë një grup për Komunat Veriore. Ndërsa lidhur me kompensimin e faturave të Komunave veriore e dimë se një vendim i gjykatës është vendim i përkohshëm dhe pas vendimit ZRRE-ja do të marr vendim”, u shpreh Rashiti.
Ndërsa, zëvendësi i Avokatit të Popullit, Mehdi Geci, theksoi se në bazë të mandatit që e kemi paraqit në Gjyaktën themelore lidhur me ZRRE-në, kemi kërkuar nga gjykata të anuloj vendimin e ZRRE-së dhe të faturohen të gjitha shpenzimet e rrymës.
Kurse deputetja, Teuta Haxhiu u shpreh e ashpër lidhur me pagesën e borxhit të cilat kanë qenë në kurriz të qytetarëve të Kosovës e që ka qenë borxh i Komunave Veriore.
”Kush dhe pse duhet më shlye borxhin dhe qytetaret e pafajshme e kanë paguar pa i pyetur ?Janë shkel të drejtat themelore të qytetareve sepse neve na kanë vjedhur pa na pyetur dikush. Ne do të kërkojmë që edhe dy rekomandimet të tjera lidhur me faturimin e rrymës në veri të zbatohen”, ka thënë Haxhiu.


