ZTE: Turqia duhet të përmirësojë infrastrukturën për rritjen ekonomike

Mos i humb

Sipas një ekzekutivi të lartë të gjigantit kinez të telekomunikacionit ZTE, për një ngjitje ekonomike, Turqia duhet të përmirësojë infrastrukturën e saj në fusha të tilla si transporti, shërbimet publike dhe telekomunikimet.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), zv/presidenti ekzekutiv i ZTE-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, Li Ming, thotë se “struktura dinamike e Turqisë, popullata e re dhe fuqia punëtore e mirë arsimuar e bëjnë vendin një bazë të mundshme për investime”.

Li tha se Turqia është një qendër ekonomike e Lindjes së Mesme dhe rajonit të Evropës Lindore në sajë të statusit të saj si një urë midis Lindjes dhe Perëndimit. Ai shtoi se popullata e re e vendit e bën atë tërheqëse për industrinë e teknologjive të informacionit dhe komunikimit, si dhe të telekomunikacionit.

Duke treguar se si ZTE investoi më shumë se 100 milionë dollarë në ofruesin e integrimit të sistemeve turke Netas vitin e kaluar, Li tha se, “Kjo tregon besimin tonë mjaft të fortë, besimin dhe idenë e fortë për të investuar në Turqi në afat të gjatë, duke fuqizuar kompaninë lokale me teknologjinë dhe aftësinë tonë të shitjes për t’i shërbyer këtij tregu në afat të gjatë”.

– 10 vjet në Turqi

Netas është një prodhues dhe furnizues i madh i pajisjeve të telekomunikacionit dhe shërbimeve të integrimit të sistemeve për ndërmarrjet dhe operatorët e rrjeteve të telekomunikacionit në Turqi dhe në Lindjen e Mesme.

E themeluar në vitin 1980, Li tha se ZTE ka operuar në Turqi për më shumë se 10 vjet, duke bërë të ditur se kompania ka 80 punonjës të marketingut në Turqi, pothuajse gjysma e tyre shtetas turq.

“Ne jemi duke u përpjekur për të vendosur një objektiv afatgjatë të biznesit këtu. Pra, ne gjithmonë e bëjmë lokalizimin si strategjinë tonë, hap pas hapi”, tha ai.

Duke përgëzuar përpjekjet e qeverisë për reforma dhe ndryshime, Li tha se kompania ka një situatë më të qëndrueshme në Turqi se më parë.

Li deklaroi vendndodhja gjeografike e Turqisë i impresiononte si krijimi i një kombinimi unik i kulturave perëndimore dhe lindore.

Ai shtoi se populli turk është i ngrohtë dhe më i hapur se sa mendoi para se të arrinte në Turqi.

“Turqia gjithashtu është një vend shumë dinamik, shumë energjik dhe dallohet në këtë rajon”, tha Li./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit