Zuckerberg, gati një aplikacion të ri si sulm ndaj Snapchat

Mos i humb

Që nga viti 2017, Facebook po teston një aplikacion të veçantë komunikimi midis përdoruesve të Instagramit, i njohur si Direct, i cili duhej të zëvendësojë mënyrën aktuale të mesazheve brenda vetë Instagram-it.

Por, sipas informacioneve të fundit, kompania e hoqi atë pasi procesi i ndërrimit vazhdimisht midis Instagram dhe Direct sa herë që donin të dërgonin një mesazh për punonjësit që testonin aplikacionin, ishte mjaft zhgënjyes.

Megjithatë, Mark Zuckerberg nuk hoqi dorë nga zhvillimi i kësaj platforme të re komunikimi.

Përkatësisht, Facebook, d.m.th. Instagram aktualisht është duke zhvilluar vetëm një aplikacion të tillë që ka për qëllim komunikimin privat të miqve të ngushtë me Instagram.

Aplikacioni, i quajtur Threads, thuhet se ka për qëllim ndarjen “të vazhdueshme dhe intime” të përmbajtjes midis përdoruesve dhe miqve më të mirë.

Përveç lejimit të Threads të postojë statuset klasike dhe të shkëmbejë mesazhe, foto dhe video duke përdorur mjetet krijuese të Instagramit, ky aplikacion do të jetë në gjendje të ndajë edhe disa informacione, siç është ai për vendndodhjen e përdoruesve apo shpejtësinë me të cilën po lëvizin.

Versionet aktualisht janë duke u testuar midis punonjësve të Facebook, dhe The Verge thotë se aplikacioni është një tjetër sulm i Zuckerberg ndaj Snapchat. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit