Zv/presidenti i Venezuelës rezulton pozitiv ndaj COVID-19

Mos i humb

Zëvendës-presidenti i Venezuelës, Jorge Rodriguez ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19).

Rodriguez, që është zëvendës-president për sferën e komunikimit, kulturës dhe turizmit, përmes profilit në rrjetet sociale konfirmoi se është pozitiv me koronavirusin.

Ai theksoi se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se në periudhën e ardhshme do të ndjek udhëzimet e mjekëve për të tejkaluar virusin.

Sipas të dhënave të platformës “Worldometer”, e cila publikon informacione mbi situatën epidemiologjike në botë, 29.088 persona janë prekur nga COVID-19 në Venezuelë ndërsa 247 kanë humbur jetën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit