Zvarritet procesi i numërimit në Durrës, kë nxjerrin fitues shifrat e momentit

Mos i humb

Numërimi në qarkun e Durrësit duket se po ecën me ritme të ngadalta. Sipas të dhënave nga KQZ është numëruar pothuajse 1/5 e kutive të votimit, ndërkohë që PS mban një avantazh në krahasim me kundërshtarët.

Deri më tani janë numëruar 87 nga 481 qendra votimi, ku PS ka marrë 53.4% të votave, 13653 vota, PD AN 38.84 % të votave, ose e thënë ndryshe 9997 vota, ndërsa një rezultat të mirë ka dhe LSI, me 6.17% të votave ose e thënë ndryshe 1587 vota.

Nga PD dhe LSI ditën e sotme nuk ka pasur asnjë reagim të drejtuesve të lartë, ndërkohë që për PS-në ka reaguar Erion Veliaj, i cili kërkoi nga kundërshtarët njohjen e rezultatit që do të dalë pas numërimit të të gjitha votave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit