Zvarritja e bypassit të Fierit, Balluku shkel sërish afatin

Mos i humb

Vepra më e madhe infrastrukturore në vend bypassi i Fierit duhet të sillte reduktimin e distancës për në jug të vendit si dhe shmangien e trafikut.

Por vonesat në kryerjen e punimeve kanë shtuar vështirësitë për qytetarët. Një muaj më parë ministrja Belinda Balluku bëri premtimin e radhës për këtë aks të rëndësishëm por afatet u shkelën sërish.

Rruga e papërfunduar vijon të sjellë trafik brenda në qytet duke përshkuar kështu edhe një distancë më të largët për të shkuar në destinacionet e jugut.

Madje zgjidhja e përkohshme për shtrimin e vetëm një korsie bën që trafiku të jetë edhe më i rënduar.

Edhe pse i bllokuar në hyrje dhe në dalje të tij, konkretisht në Mbrostar dhe në Levan, banorët nuk kanë asnjë rrugë alternative për të kaluar.

Në fshatin Baltëz, banorët thonë se kanë mbetur të izoluar. Në zonë aksidentet kanë qenë të shumta.

7 vite nga fillimi i projektit, punimet nuk kanë përfunduar. Edhe mbikalimet që janë ndërtuar për të lidhur zonat me njëra-tjetrën, nuk kanë sinjalistikën e nevojshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit