Zvicër: 3802 raste të reja dhe 107 të vdekur nga Covid-19

Mos i humb

Zyra Federale e Shëndetit Publik raporton 3.802 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin korona në 24 orët e fundit.

Kjo e ul mesataren e 7 ditëve në 3733 që është 13 për qind më pak se në javën e mëparshme.

Trendi aktualisht është në rënie.

Shkalla pozitive në një mesatare 7 ditore të testimeve aktualisht është 18.1 për qind ose, nga 100 teste, mesatarisht 18 teste kanë dalë pozitive.

Numri i testimeve të bëra një mesatare 7-ditore është 22,908 në ditë dhe kështu është rritur me 2 përqind në krahasim me javën e mëparshme.

BAG raporton po ashtu edhe 107 raste të reja të vdekjes.

Kantonet raportojnë se 3,278 njerëz aktualisht janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19.

Kjo është 10 për qind më pak se në javën e kaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit