Zvicër: Hera e fundit me kaq shumë reshje shiu, në vitin 1987

Mos i humb

Hera e fundit që kishte kaq shumë shi në një kohë kaq të shkurtër ka qenë në korrik të vitit 1987.

Sipas “MeteoNews”, shumica e reshjeve në 72 orët e fundit janë regjistruar në veriun e kantonit të Tiçinos pastaj në regjionet si Surselva, Glarnerland dhe Toggenburg, St. Gallen dhe deri në Liqenin e Konstancës.

Në disa zona janë regjistruar mbi 100 litra shi për metër katror, ​​ndërsa në Faido  (Tiçino) edhe mbi 180 litra.

Kjo sasi është në vendin e dytë “në kategorinë” e reshjeve për 3 ditë me radhë.

Vetëm në “muajin e stuhive”, në korrik të vitit 1987 kishte më shumë shi në 3 ditë (rreth 365 litra, rreth dy herë më shumë!).

Përmbytjet dhe rrëshqitje dheu

Rezultati i këtyre rreshjeve ishte fryrja e përrenjve dhe lumenjve, pastaj rrugët e bllokuara në nivel lokal për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe shkëmbinjve.

Sot është qetësuar ndjeshëm situata e rreshjeve të shiut.

Në shumicën e regjioneve të prekura gjatë tri ditëve të fundit nga moti i ligë, sot mbretëron mot me diell.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit