Zvicër: Masat kundër pandemisë, po japin efektin e tyre

Mos i humb

Stabilizimi i situatës dhe numri i rasteve në rënie, kanë ardhur si rezultat i masave të ndërmarra disa javë më parë.

Kështu ka thënë përgjegjësja për sëmundjet infektive në BAG, Virginie Masserey në konferencën e djeshme për shtyp në Bernë.

Më tutje ajo, për të siguruar funksionimin e mirë të masave ka sugjeruar: takoni më pak njerëz, vini maska, mbani distancën, respektoni rregullat e higjienës.

Imuniteti i tufës ende nuk luan një rol në këtë rënie të numrit të rasteve, është shprehur ajo.

Situata mbetet e tensionuar përkundër rënies së numrit të rasteve.

Numri i shtrimeve në spital dhe transferimet në njësitë e kujdesit intensiv janë ende të larta.

“Ne jemi akoma në një nivel të lartë të vdekjeve nga virusi. Kemi të bëjmë me një sëmundje të rëndë”.

Pyetjes për numrin e madh të vdekjeve, Masseray i është përgjigjur: Zvicra ka shumë raste të infektimit, prandaj shkalla e vdekjeve është e lartë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit