Zvicër: Nga 11 maj lejohet larja në pishina

Mos i humb

Kështu do të duken pishinat këtë verë: Një notar në 10 metra katrorë

Sipas parashikimeve të Këshillit Federal, kjo vlen vetëm për sportistët që bëjnë pjesë në klubet përkatëse.

Ata mund të takohen në grupe prej pesë vetash për trajnim në ujë.

Natyrisht, nëse kjo do t`u mundësohet, pasi që shumë operatorë të pishinave, të mbuluara dhe të zbuluara, nuk do të hapen për shkak të rregullave të rrepta të higjenës.

Kështu, notarët e kohës së lirë dhe adhuruesit tjerë të diellit duket se duhet të vazhdojnë të durojnë edhe më tutje Nëse numri i infeksioneve me koronavirus do të vazhdojë të bjerë, Këshilli Federal mund të vendosë që më 27 maj të lejojë hapjen e pishinave për publikun e gjerë.

“Ne me të vërtetë shpresojmë për 8 qershorin,” thotë Martin Enz, Drejtori Menaxhues i Shoqatës së pishinave të mbuluara dhe atyre të zbuluara.

Shoqata ka zhvilluar tashmë një koncept mbrojtjeje të cilin  operatorët e pishinave të zbuluara mund ta përdorin si udhëzues për punën e tyre.

Sidoqoftë, kur lexon konceptin e përmendur shumë shpejt bëhet e qartë: një mysafir për banjëperson në dhjetë metra katrorë”.

Kjo i bie që në një pishinë me gjatësi prej 25-metrash, me katër korsi, lejohen vetëm 30 persona. ndërkohë që në një verë normale, janë mesatarisht 150 njerëz, thotë Enz.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit