Zvicër : Nga 15 Qershori hapen kufijt për në shtetet e BE-së

Mos i humb

Siç ishte njoftuar edhe javën e kaluar, Zvicra do të hapë të hënën, më 15 qershor kufijtë e saj për në shtetet e BE-së, të EFTA-së dhe në Britaninë e Madhe.

Kontrollet kufitare brenda zonës Shengen me atë rast do të jenë të shfuqizuara dhe përfundimisht, do të lejohet sërish turizmi i blerjeve.

Që nga e hëna (15 qershor) në mesnatë, do të fillojë të aplikohet përsëri liria e plotë e lëvizjes nga Zvicra drejt BE-së dhe vendeve të EFTA-s dhe Britanisë së Madhe.

Të gjitha vendkalimet kufitare që ishin mbyllur në mars për shkak të pandemisë së koronavirusit do të rihapen.

Ndërkaq, edhe më tutje ekziston një përjashtim sa i përket hapjes për Bullgarinë, Irlandën, Kroacinë, Rumaninë, Qipron dhe Britaninë e Madhe. Këto gjashtë vende, të cilat nuk i përkasin zonës së Shengenit, mbeten për momentin në listën e vendeve me rrezik.

Kufizimet ende zbatohen për aeroplanët e udhëtarëve. Sipas rregullores së ndryshuar, fluturimet nga vendet ose rajonet me rrezik mund të kufizohen ose ndalohen.

FDJP (Ministria e drejtësisë dhe Policisë) është përgjegjëse për këtë.

Ajo duhet të koordinohet me departamentin e brendshëm, atë të jashtëm, departamentin e mjedisit dhe trafikut (Uvek) dhe departamentin e financave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit