Zvicër: Shteti nuk do të ndihmojë ata që udhëtojnë jashtë vendit

Mos i humb

Të gjithë ata që aktualisht nga Zvicra udhëtojnë jashtë vendit dhe bllokohen në vendin ku shkojnë për shkak të masave të atjeshme për Covid-19, duhet të gjinden vetë rreth kthimit në Zvicër.

Fluturimet e kthimit, ose riatdhesimet, të tilla çfarë i pati organizuar federata gjatë kulmit të pandemisë, nuk janë planifikuar më, shkruan agjencia e lajmeve Keystone-SDA.

Kjo është një lloj “hakmarrjeje” që shteti u rezervon atyre që nuk u binden rekomandimeve për të mos udhëtuar jashtë vendit (kryesisht në Itali) para se të arrihet një vendim zyrtar për lejimin e udhëtimeve të tilla.

Departamenti Zviceran i Punëve të Jashtme, EDA e ka konfirmuar të enjten këtë lajm.

Kushdo që bën një udhëtim tani duhet të jetë i vetëdijshëm që Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) dhe EDA vazhdojnë të këshillojnë kundër udhëtimeve jo urgjente jashtë vendit, përcjell albinfo.ch. Përjashtim këtu bëjnë: Gjermania, Franca dhe Austria.

Kriza Covid 19 ende nuk është kapërcyer në shumë rajone dhe vende. po ashtu, nuk mund të përjashtohet edhe shpërthimi i të ashtuquajturave valë të dyta, ka deklaruar më tej një zëdhënëse e EDA.

Të kujtojmë: Zvicra, gjatë muajve mars dhe prill ka riatdhesuar më shumë se 7000 zviceranë dhe të tjerë, që ishin bllokuar në vende të ndryshme të botës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit