Zvicër: Zbulohen shkelësit e parë të karantinës

Mos i humb

Ajo që është vendosur nga autoritetet federale është e qartë: Kushdo që hyn nga një vend me rrezik për koronavirus, duhet të përfundojë në karantinë.

Por realiteti tregon se shumë veta nuk i përmbahen kësaj, shkruan tages anzeiger.

Kantonet tani kanë informacionet për për shkelësit e parë të karantinës.

Gazeta shkruan se personat në fjalë ose nuk janë regjistruar fare për karantinë ose nuk kanë respektuar rregullat e karantinës.

Kështu, në Bazel ka vetëm “raste të izoluara”.

Ato janë bërë të njohuravetëm pasi qenë raportuar infeksione të reja në kanton. Shërbimi mjekësor kantonal ka intervistuar të infektuarit dhe ka zbuluar se ata kishin hyrë në një vend me rrezik.

Kantoni i Cyrihut raporton gjithashtu disa akuza me këtë temë. Ndërkaq një rast është duke u hetuar aktualisht në Bernë.

Asnjë shkelës i karantinës ende nuk është “demaskuar” në kantonet e St. Gallenit dhe Luzernit.

Por, një zëdhënës për kantonin e St.Gallenit thotë në kuadrin e raportit se: “supozojmë që numri i pazbuluar i rasteve, është i lartë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit