Po ashtu ekzistojnë kontrata të mëtejshme edhe me prodhuesit Novavax (6 milionë), Curevac (5 milionë), Astra-Zeneca (5,3 milionë) dhe Moderna (13,5 milionë)
Ministri i Shëndetësisë Alain Berset ka njoftuar përmes Twitterit se Zvicra ka blerë edhe tre milion doza të tjera vaksine nga Pfizer / Biontech.
Një milion prej tyre do të jenë në dispozicion të kantoneve në muajt prill, maj dhe qershor, ka shkruar Berset në një komunikim të shkurtër.
Siç është bërë e ditur me kohë, Qeveria Federale tashmë kishte nënshkruar një kontratë për tre milionë doza me Pfizer / Biontech.
Po ashtu ekzistojnë kontrata të mëtejshme edhe me prodhuesit Novavax (6 milionë), Curevac (5 milionë), Astra-Zeneca (5,3 milionë) dhe Moderna (13,5 milionë).
Mirëpo vetëm vaksinat nga Pfizer / Biontech dhe Moderna janë të aprovuara; vaksina nga Astra-Zeneca është akoma në proces miratimi në Agjencinë Zvicerane për Produkte Terapeutike.


