Zvicra, e gatshme të ndihmojë Francën

Mos i humb

Zvicra thotë se është e gatshme të ndihmojë Francën në trajtimin e pacientëve me covid, pasi një valë e tretë mbingarkon sistemin shëndetësor të atij vendi.

Spitalet franceze në departamentet fqinje të Haute Savoie dhe Ain kanë ndaluar operacionet jourgjente për të paktën dy javët e ardhshme, shkruajnë mediat zvicerane.

Çdo kërkesë zyrtare për ndihmë do të duhet të trajtohet nga Berna, por autoritetet në Gjenevë thonë se solidariteti me miqtë dhe fqinjët do të jetë gjithmonë i rëndësishëm.

Zvicra gjithashtu ndihmoi Francën gjatë valës së parë – një gjest i shpërblyer nga francezët me një prani të ushtrisë zvicerane në Paradën e Ditës së Bastiljes në qershor të vitit të kaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit