Zvicra më 15 qershor hap kufijtë me të gjitha shtetet e BE-së dhe EFTA-s

Mos i humb

Ministrja Federale, Karin Keller-Sutter ka njoftuar qeverinë e shtetit lirdhur me këtë synim qëllim, bëhet e ditur nga Kancelaria Federale.

Këshilli Federal beson se situata aktuale epidemiologjike mundëson një lehtësim të tillë. Departamenti i Drejtësisë tani është duke u përgatitur për të ndryshuar rregulloret në përputhje me situatën e re.

Në një konferencë me video të ministrave të brendshëm të shteteve anëtare të zonës Shengen që është mbajtur të premten (sot), shumë ministra kanë shprehur dëshirën për kthim në normalitet, njoftonKëshilli Federal.

Ata duan të heqin kontrollet në kufijtë e brendshëm evropianë. Sekretari i Shtetit Mario Gattiker ka marrë pjesë në konferencë, duke përfaqësuar Zvicrën.

Kufizimet e hyrjes midis Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë janë zbutur fillimisht më 16 maj. Ekzistojnë vetëm kontrolle kufitare të bazuara në rrezik, por jo konrollime sistematike.

Nga të gjitha vendet e tjera të BE-së dhe EFTA-së, deri më 15 qershor hyrja në Zvicër lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Por, disa vende kanë hapur njëanshëm kufijtë e tyre më shpejt: Të mërkurën e kaluar, vendi fqinj Italia, e goditur rëndë nga pandemia, hapi kufijtë e saj për udhëtarët ndërsa Austria hapi kufij të enjten.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit