Zvicra planifikon teste falas të koronavirusit për popullatën

Mos i humb

Zvicra ka zbuluar një plan prej 1 miliard CHF për të ofruar teste falas të koronavirusit për gjithë popullsinë e saj, si pjesë e masave për të lehtësuar daljen e vendit nga kufizimet e Covid-19.

Sipas propozimeve, secilit person do t’i jepen pesë pajisje vetëtestimi në muaj, posa të jenë të disponueshme, tha qeveria në një deklaratë të premten.

Të gjitha testet e kryera dhe qendrat e testimit do të jenë falas.

Kompanitë dhe shkollat ​​duhet të kryejnë teste të përsëritura, duke përdorur mostra të pështymës për të përmirësuar parandalimin dhe zbuluar herët shpërthimet, u tha tutje.

Punëtorët në ndërmarrjet që testojnë shpesh mund të përjashtohen nga kërkesat e karantinës.

Një vendim përfundimtar mbi propozimin do të pritet më 12 mars, me planin që do të hyjë në fuqi nga 15 marsi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit