Zvogëlohet çmimi i listës së barnave esenciale

Mos i humb

Ministria e Shëndtësisë ka organizuar nje tryezë diskutimi lidhur me draft-Udhëzimin Administrativë  në bazë  të së cilit do të arrihet ulja e çmimeve të listës së barnave esenciale.

Ky udhëzim Administrativ përcakton kriteret apo metodologjinë e përcaktimit të çmimeve për produktet nga lista esenciale e barnave, qoftë atyre të cilat janë pjesë e furnizimeve për institucion publike shëndetësore apo atyre të cilat janë të reimbursuara nga ana e FSSH.

Sipas  Ministrit të Shëndetesisë Uran Ismaili, ky draft ka për qëllim përcaktimin për çmimin e barnave esenciale, në te cilën u shpreh që kësaj Ministrie që një kohë te gjatë i ka munguara kjo listë esenciale e barnave dhe ku sipas tij cmimi i lartë i barnave e ka dëmtuar tej mase buxhetin e Kosovës por që tani çmimi do të jetë më i ulët pasi që Ministria e Shëndetësisë është në bashkëpunim më Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

“Kjo Ministri është duke kaluar nëpër një reforma të mëdha institucionale në sektorin e shëndetësisë, kjo reformë  ka për qëllim të përmirësimit të cilësis në shërbimet shëndetësore për qytetarët në mënyrë sa më efektive. Kam marr inciativen që të krijojmë një bazë ligjore për parandalimin e çmimit të të hyrave të cilat kanë dëmtuar me vite buxhetin e Kosovës dhe nuk i kanë plotësuar nevojat e qytetarëve . Ky draft organizativ përcakton kriteret për përcaktimin e produkteve nga lista esenciale e barnave”, tha Ministri Ismaili.

Ndërkaq Ardita Tahirukaj, shefe e zyrës se OBSH për Kosovë, tha qe kjo organizatë ka ofruar asistencë teknike për furnizimin e barnave esenciale, po ashtu  kjo organizatë i ka rekomanduar Ministrisë që lista e barnave esenciale duhet pasur një procedurë për përdorimin më të mirë të kujdesit shëndetësor dhe që çmimi i barnave duhet të jetë hapi i parë që duhet marrur.

“Me qëllim të rritjes së qasjes me barna dhe pasjes medicionale , për të zvogëluar pagesat nga gjepi i pacientëve,Organizata Botërore e Shëndetësis ,zyra regjionale për Europë, ka ofruar asistencë teknike që nga nëntori i vitit të kaluar. Me përkrahjen e Misnistrisë së Shëndetësisë kjo organizatë ka rekomnaduar që lista e barnave esenciale duhet të pasur disa procedura për  të promovuar përdorimin e përgjegjësshëm të barnave dhe përdorimin më të mirë të resurseve të kufizuara të kujdesit shëndetësor” u shpreh Tahirkukaj

Cmimi maksimal për secilin produkt medicinal sipas LBE-A të cilin Ministria e Shëndetësis e lejon që të blihen në tenderë të hapur. Cdo cmim i tenderit i përfituar i cili është më i lartë se ky cmim do të refuzohet si cmim i papërgjegjshëm. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit