Zyra Federale për Sigurinë Ushqimore paralajmëron për baktere të zbuluara në djathin zviceran

Mos i humb

Zyra Federale për Sigurinë Ushqimore lëshoi një paralajmërim për praninë e Listerisë në djathin e markës Tonneau d’Alpage.

Duke qenë se rreziku për shëndetin nuk mund të përjashtohej, produkti u tërhoq nga shitja

Infeksioni me Listeria më së shpeshti shkakton simptoma të lehta ose pa simptoma te njerëzit pa probleme imune.

Megjithatë, autoritetet shëndetësore tregojnë se personat me imunitet të dobët, mund të vuajnë nga simptoma të rënda, rezultati i të cilave mund të jetë fatal.

Gjatë shtatzënisë, helmimi me këtë bakter mund të çojë në abort, sepse ose meningjit tek një fëmijë kur ai lind.

Tonneau d’Alpage shitet veçanërisht në Migros në kantonin e Gjenevës dhe në Coop në kantonet e Gjenevës, Vaud, Valais dhe Jura.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit