
Labinot Tahiri, deputeti i Aleancës Kosova e Re nga sot është bërë pjesë e Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmeti Isufi.
“PO. Nga sot Labinot Tahiri është bërë pjesë e Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës. AAK po rritet” ka thënë Isufi në një prononcim.
Ndryshe, ishte pjesë e AKR-së. Partia e Behxhet Pacollit fillimisht i kishte pasur 3 deputetë, mirëpo pas zyrtarizmit të koalicionit me PAN-in, kishte mbetur vetëm me dy, pasi që deputeti Korab Sejdiu kishte dhënë dorëheqje.
AKR në Kuvendin e Kosovës momentalisht përfaqësohet me vetëm një deputet, Islam Pacollin.


