Zyrtarja e OKB-së: Turqia, model i mikpritjes

Mos i humb

Një zyrtar i lartë i Fondit të Popullsisë të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) ka lavdëruar përpjekjet humanitare të Turqisë, duke thënë se vendi ka qenë “një model i mikpritjes”.

“Turqia ka qenë një shembull për sa i përket strehimit të refugjatëve. Mbi tre milionë njerëz ende jetojnë në Turqi si refugjatë. Mendoj se me të vërtetë nga ajo perspektivë, Turqia ka qenë një model i mikpritjes dhe ofrimit të shërbimeve për një popullsi që vërtet kishte nevojë”, tha Alanna Armitage, drejtoresha rajonale e fondit për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

Duke theksuar se ka pasur “përparim të madh” në disa fusha lidhur me popullsinë dhe zhvillimin në të gjithë rajonin e Komisionit Ekonomik të OKB-së për Evropën (UNECE), Armitage tha: “Mendoj se ne duhet të jemi të lumtur për disa gjëra vërtet të mira që kanë ndodhur në rajon në pesë vitet e fundit, veçanërisht në lidhje me zvogëlimin e vdekshmërisë maternale dhe Turqia ka qenë një vend që ka bërë jashtëzakonisht punë të mirë edhe në atë zonë”.

Ajo tha se dinamika e popullsisë, shëndeti seksual dhe riprodhues gjatë gjithë jetës dhe pabarazia ishin çështjet kryesore që u theksuan gjatë “Konferencës Rajonale mbi Mundësimin e Zgjedhjeve: Dinamika e Popullsisë dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm” i UNECE-s dhe UNFPA-së, i mbajtur më 1 dhe 2 tetor në Gjenevë.

Armitage vuri në dukje se rajoni i UNECE-s po përjeton “një fenomen, i cili është unik dhe nuk vërehet aq shumë në rajonet e tjera, që është një shkallë shumë e ulët e lindshmërisë, popullsia plakur dhe migrimi në masë të madhe”.

Ajo u bëri thirrje vendeve të rajonit që të trajtojnë çështjen “nëpërmjet investimit në kapitalin njerëzor, si dhe investimeve te të rinjtë përmes atyre në barazinë gjinore”.

Përsa i përket çështjes së migracionit, Armitage tha se disa vende në rajon po përballen me “largimin e të rinjve”.

“Kjo është e vështirë dhe shumë sfiduese për ekonomitë e këtyre vendeve. Sidomos në Evropën Lindore, ne po shohim migrim në masë të madhe të të rinjve”, theksoi Armitage./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit