20 mijë euro për familjarët e policëve të vdekur

Mos i humb

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur të ndajë 20 mijë euro për dy familjet e zyrtarëve policorë që kanë humbur jetën në aksidentin në rrugën Kaçanik- Hani i Elezit, më 29 prill.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se kjo ndihmë modeste, shpreh respektin dhe nderimin për ta.

Haradinaj: Është një ndihmë modeste, por dëshmi e përkrahjes nga institucionet

“Në këtë mbledhje të qeverisë propozoj që të ndahen nga 10 mijë euro për secilën familje të zyrtarëve policor, të rënë në aksidentin e ndodhur në Kaçanik-Hani i Elezit. Sot Qeveria duke shprehur dhe respektin për policët e nderimin për ta,  mund ta aprovojë dhe këtë ndihmë, që vërtetë është modeste, por që është një dëshmi e përkrahjes së vazhdueshme të Qeverisë e institucioneve të vendit për  familjet e policëve, në këtë rast të dy policëve të vdekur në aksidentin”, tha ai.

Qeveria po ashtu  ka miratuar propozimin për themelimin e Komisionit për hartimin e Projektligjit për Qeverinë.

Kryeministri Haradinaj tha se Ligji për Qeverinë, është i nevojshëm dhe se  ai do të definonte qartë numrin e resorëve si dhe do të dërgonte një porosi të mirë dhe te BE-ja.

Haradinaj: Ligji për Qeverinë, është i nevojshëm

“Qeveria është kjo që është. Mendoj është funksionale. Po i kryen punët e veta. Mirëpo, si Qeveri e vendit dhe si vend që po aspirojmë të bëhemi anëtar i BE-së,  ligji për Qeverinë është i nevojshëm. Një ligj që do të definonte numrin e resorëve, numrin e ministrive, numrin e të gjithë përgjegjësve, përfshirë zv. kryeministrave, zv. ministrave. Ky është një proces,  i cili i takon Qeverisë, me bë”, tha ai.

E zëvendës kryeministri Enver Hoxhaj, tha se ky është njëri prej projektligjeve më të rëndësishme, por se një vendimi të tillë, duhet t’i prijë një analizë.

Hoxhaj: Vendimit politik, duhet t’i prijë analiza

“Pa një analizë të plotë se cilët sektorë mund të bashkohen, a mund të bashkohet politika e jashtme me integrimet evropiane. A mund të bashkohet financa me zhvillim ekonomik dhe me një sektor tjetër. A mund të bashkohet administrata publike me ministrinë e brendshme, me ministri të drejtësisë. Ma merr mendja që ne mund të përfundojmë në një ligj, i cili teknikisht del me propozime konkrete për numrin e ministrive, por nuk është një analizë, e cila në një plan afatgjatë mund ta ofrojë një qëndrim i cili është dhe i shtetit të Kosovës. Para se me marr  vendim politik, vendimit politik me i prij analiza”, tha ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit