Menaxhimi i burimeve ujore/ Balluku: Sfidë që duhet përmbushur sipas kërkesave të BE

Mos i humb

TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mbajti fjalën në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore, që u mbajt në Shqipëri.

Ajo tha se menaxhimi i ujërave është një prej kushteve të Bashkimit Evropian që ka vënë ndaj Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

“Maturia e kërkesave të vendit tonë dhe maturia e stafeve që janë duke punuar me këto kërkesa kanë arritur në një nivel, që vlerësohet edhe nga Bashkimi Evropian”, tha ajo.

Ajo siguroi se ky projekt do të ndiqet me rigorozitet nga Shqipëria dhe do ta përmbushë atë sipas standardeve të kërkuara.

“Dua të siguroj partnerët, që do kemi të njëjtin angazhim dhe të gjitha stafet që do angazhohen për realizmin e këtij projekti dhe do tregojmë maturi. Bashkëpunimi me BE dhe vendet e tjera anëtare është një sukses kyçpër të forcuar sektorët tanë, sidomos një sektor, kaq të rëndësishëm dhe vital, siç është sektori i ujit, duke përfshirë këtu mbrojtjen e lumenjve dhe përdorimin e tyre me eficencë”, tha Balluku.

Zëvendëskryeministrja u shpreh se Shqipëria sfidën e madhe nuk e ka të hartimi i ligjeve dhe projekteve, por te zbatimi i tyre në terren dhe për këtë arsye kërkoi asistencë nga vendet e Bashkimit Evropian.

“Ne kemi ligje të mira, por çalojmë në zbatimin e tyre në terren. Perspektiva e menaxhimit të burimeve ujore është ngushtësisht e varur nga suksesi i këtij projekti’

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit