Kuvendi: Prioritet, mbrojtja e viktimave të trafikimit

Mos i humb

Mekanizmi monitorues i Konventës së Këshillit të Europës për parandalimin e shfrytëzimit të fëmijës dhe trafikimit të qenieve njerëzore (GRETA) zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shërbimit Legjislativ dhe Sekretariatit teknik të KKIE të Kuvendit të Shqipërisë, në kuadër të raportimit vjetor mbi trafikimin e qenieve njerëzore.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Kuvendit informuan mbi kuadrin ligjor aktual, si dhe i njohën përfaqësuesit e GRETA me prioritetet në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjes së viktimave të trafikimit.

Ky takim vjen pas disa takimeve të zhvilluara me institucione të tjera si Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme dhe Avokati i Popullit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit