3 sekrete si të ruani sallatën të freskët për 10 ditë!

Nënat na kanë mësuar që sallata jeshile duhet të merret në sasi të pakta, pasi prishet po të lahet dhe të qëndrojë në frigorifer.

Por ka disa mënyrë që kjo të mos ndodhë dhe ne të mos mbetemi çdo here tek dyqani i fruta perimeve.

Ja se çfarë duhet të bëni:

  1. Përdorni një tas për sallatë

Një mënyrë e mirë janë tasat për sallatën jeshile të cilët kanë brenda një kosh si kullesë të inkorporuar brenda tasit me kapak. Sapo ta lani, futeni sallatën në këtë tas dhe lijeni të kullojë. Më pas futeni në frigorifer. Përderisa sallata rri në koshin e kësaj mbajtëseje, fletët jeshile janë rreth 2 cm larg fundit të mbajtëses duke lejuar lagështirën të largohet nga fletët. Kjo nuk i lejon të kalben.

  1. Qese plastike

Nëse nuk keni një tas të këtillë të posaçëm për sallatën jeshile, thjesht merrni një qese plastike për frigorifer, të madhe mjaftueshëm për të futur gjethet jeshile. Mbështilleni me letër kuzhine, lani dhe thani gjethet jeshile, futini brenda dhe mbylljani pjesën e sipërme. Futeni në frigorifer dhe do ta keni të freskët për 10 ditë pasi letra e kuzhinës thith çdo lagështirë që e dëmton këtë perime.

  1. Ose boshatiseni raftin e poshtëm të perimeve

Nëse keni blerë shumë sallatë jeshile (si përshembull për ndonjë drekë apo festë) mund të bëni diçka ndryshe; si përshembull të boshatisni ndonjë raft të frigoriferit. Pastrojeni mirë, shtrojini letër kuzhine dhe vendosni të gjithë sallatën e larë dhe të tharë./tesheshi.com/